Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjermania nis kontrollet kufitare në kufijtë tokësorë

Gjermania nis kontrollet kufitare në kufijtë tokësorë

Gjermania ka filluar kontrolle të rastësishme të hënën në kufijtë e saj me pesë vende të Evropës Perëndimore, ndërsa kërkon ta ndalojë migrimin e parregullt, duke nisur një sistem kontrollesh që tashmë janë vendosur në katër kufij të tjerë.

Kontrollet e policisë kanë filluar në kufijtë me Francën, Holandën, Belgjikën, Luksemburgun dhe Danimarkën dhe do të vazhdojnë për gjashtë muajt e ardhshëm. Gjermania veç se ka qenë duke mbajtur kontrolle në kufijtë me Poloninë, Republikën Çeke, Austrinë dhe Zvicrën që nga viti i kaluar, raporton AP.

Gjermania, anëtare e Bashkimit Evropian, ka deklaruar javën e kaluar se do t’i zgjerojë kontrollet kufitare në nëntë kufij tokësorë, në përpjekje për ta ndaluar migrimin e parregullt dhe krimet pas sulmeve të fundit ekstremiste.

Kontrollet kufitare janë duke e testuar harmoninë evropiane, meqë disa e shohin si largim nga aranzhimi i udhëtimit falas të BE-së të njohur si Shengen. Liria e qytetarëve të Evropës për të udhëtuar lirshëm përgjatë kufijve për punë ose qejf është një nga përfitimet më të dashura të BE-së.

Sipas BE-së, shteteve anëtare u lejohet t’i rikthejnë kontrollet përkohësisht në të ashtuquajturit kufij të brendshëm të BE-së, në rast të ndonjë kërcënimi serioz, siç është siguria e brendshme. Gjithashtu thuhet se kontrollet duhet zbatohen si mjet i fundit në situata të jashtëzakonshme dhe duhet të jenë me kohë të kufizuar.

Kufizimet e tilla shpesh vendosen gjatë ngjarjeve të sportit, duke i përfshirë Lojërat Olimpike në Paris dhe kampionatin e futbollit evropian.

Qeveria e koalicionit të kancelarit gjerman Olaf Scholz i ka vendosur kontrollet kufitare ndërsa përpiqet ta ndalojë emigracionin e parregullt, pasi e djathta ekstreme fitoi shumë vota në dy zgjedhjet e fundit shtetërore në Gjermaninë lindore. Zgjedhjet tjera do të mbahen të dielën e ardhshme në Brandenburg, shteti përreth Berlinit.

Exit mobile version