Vazhdon ende debati për pretendimin se brenda ushtrisë gjermane ndodhet një strukturë e një organizate ekstremiste të krahut të djathtë, e cila ka planifikuar të kryejë atentate kundër politikanëve të nivelit të lartë dhe krimin t’a “hedhë mbi refugjatët”, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas arrestimit më 26 prill të togerit ekstremist të krahut të djathtë Franco A. me dyshimin se “ka planifikuar një sulm terrorist”, gjithashtu pas ndalimit dhe arrestimit të togerit Maximilian T. , të martën e kaluar, janë nxitur debatet mbi çështjen se në ushtrinë gjermane ka një organizim të ekstremit të djathtë.
Kryeprokuroria federale gjermane e cila ndjek hetimin ka njoftuar se dyshojnë që Maximilian T. me Franco A dhe një student i ndaluar Mathias F. kanë planifikuar të kryejë “një krim të rëndë që kërcënon praninë e shtetit.”