Gjermania, Franca, Hollanda dhe Danimarka kanë bërë përpjekje për të bllokuar mbajtjen e takimit të ardhshëm të NATO-s në Turqi. Ky lajm përcillet sipas një raporti të botuar në gazetën gjermane Die Welt.
Gazeta tha se 18 vende të BE-së dhe Kanadaja ranë dakord me vendimin për të parandaluar takimin që pritej të ndodhte në Stamboll.
Turqia thuhet se ofroi të organizonte samitin e planifikuar për 2018-tën në Stamboll gjatë takimit të aleancës në vitin 2016 në Varshavë. Megjithatë, vendet e NATO-s në atë kohë ranë dakord të shtynin vendimin për një datë të mëvonshme.
Ministrat e mbrojtjes të NATO-s pritet të marrin një vendim përfundimtar kur të takohen në qershor. Sipas raportit, propozimi parasheh takimin në selinë e re të NATO-s në Bruksel.
Që nga një grusht shteti i dështuar për të përmbysur qeverinë turke, Ankaraja ka nisur ndjekjen e merituar ndaj atyre që provuan të shkaktojnë trazira, disa prej të cilëve bashkëpunëtorë me lidhje të forta në qarqet e BE-së. /MESAZHI/