Propozimi i Gjermanisë është dy vite më shumë sesa ai i Komisionit Evropian dhe do tu jepte smartfonëve një cikël të ngjashëm mbështetjeje si kompjuterët.
Telefoni që keni mund të sigurojë përditësime sigurie për të paktën disa vite, të paktën nëse Gjermania ja arrin synimeve të saja.
Qeveria federale Gjermane po shtyn Bashkimin Evropian që të kërkojë 7 vite përditësime sigurie dhe pjesë zëvendësues e për smartfonët si pjesë e negocimeve e Komisionin Evropian.
Propozimi i Gjermanisë është dy vite më shumë sesa ai i Komisionit Evropian dhe do tu jepte smartfonëve një cikël të ngjashëm mbështetjeje si kompjuterët.
I kundërt është qëndrimi i prodhuesve. Grupi DigitalEurope që përfshin Apple, Google dhe Samsung, kërkojnë një angazhim jo më të lartë se 3 vite përditësime sigurie ndërsa pjesët për smartfonët duan që të reduktohen në vetëm ekrane dhe bateri e jo kamera, altoparlantë apo komponentë të tjerë të cilët janë më të qëndrueshëm.
Apple zakonisht ofron 5 vite përditësime, përfshirë ato sigurie ndërsa shumica e prodhuesve Android 3 vite ose më pak. Samsung është i vetmi që ka afirmuar përkushtimin për 4 vite përditësime sigurie në 2021.
Bashkimi Evropian beson se duke rritur mbështetjen me përditësime për smartfonët, përdoruesit do ti mbajnë më gjatë duke ulur kështu ndikimin mjedisor. Nga ana tjetër do të rriste ndjeshëm sigurinë e smartfonëve. /PCWorld Albanian