Gjermania formon qeverinë/ Mes sfidash, arrihet marrëveshja mes CDU dhe SPD

Unioni Demokristian dhe Socialdemokratët e Gjermanisë kanë arritur një marrëveshje për formimin e një qeverie koalicioni. Marrëveshja vjen disa muaj pas zgjedhjeve të shkurtit, që pasuan diskutime të gjata dhe të ndërlikuara mes palëve. Kjo i hap rrugë formimit të qeverisë së re që do të drejtojë vendin në vitet në vijim.

Nga marrëveshja u arrit ndarja e pozitave politike dhe ministrive dhe angazhimi për politikat e brendshme dhe ato të jashtme. Pjesë e dakordësisë ishte edhe zhvillimi ekonomik, lufta ndaj ndryshimeve klimatike dhe forcimi i pozitës së Gjermanisë në Bashkimin Europian.

Koalicioni bashkon dy partitë më të mëdha të vendit dhe përjashton të djathtën ekstreme Alternativa për Gjermaninë, që pati një rezultat me rritje të ndjeshme nga zgjedhjet e kaluara, duke dalë forcë e dytë.

Pas arritjes së një marrëveshjeje, projektmarrëveshja e koalicionit duhet të miratohet nga organet përkatëse të partisë dhe delegatët. SPD planifikon të mbajë një votim të gjerë të anëtarësisë, ndërsa Kristian Demokratët do të vendosin përmes një konference të partisë së vogël. Pas miratimit, parlamenti gjerman mund të zgjedhë drejtuesin e CDU, Fridrich Merz, si kancelarin e ri më 7 maj.