Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjermania e shqetësuar për mohimin e shtetit pa’lestinez nga parlamenti iz’raelit

Gjermania e shqetësuar për mohimin e shtetit pa’lestinez nga parlamenti iz’raelit

Gjermania ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me mohimin e parlamentit izraelit për krijimin e një shteti palestinez, transmeton Anadolu.

“Rezoluta bie ndesh me disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Izraeli po distancohet nga shumica dërrmuese e komunitetit ndërkombëtar dhe po izolohet”, tha Sebastian Fischer, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Megjithëse rezoluta nuk është detyruese, tha Fischer, “megjithatë ajo është një kthim prapa në përpjekjet tona për të balancuar interesat legjitime të sigurisë së Izraelit me të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje”.

Rezoluta në parlamentin izraelit, e miratuar me një votim 68 në favor, tha se krijimi i shtetit palestinez “në zemër të tokës së Izraelit do të përbënte një rrezik ekzistencial për shtetin e Izraelit dhe qytetarët e tij, do të përjetësonte konfliktin izraelito-palestinez dhe do të destabilizonte rajonin”.

Votimi erdhi pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është planifikuar të dielën të udhëtojë për në Ëashington për të takuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe për t’iu adresuar Kongresit Amerikan.

Në muajin shkurt, Knesset votoi në favor të një vendimi të qeverisë për të refuzuar njohjen e njëanshme të një shteti palestinez.

Exit mobile version