Gjermania ka shprehur shqetësim për grumbullimin e trupave ushtarake të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për media në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christofer Burger, tha se po “ndjekin me shqetësim aktivitetet ushtarake të Rusisë”. Ai shtoi se aleatët e NATO-s kanë monitoruar nga afër situatën.
“Ne të gjithë pajtohemi se një përshkallëzim ushtarak duhet të shmanget”, theksoi Burger dhe u bëri thirrje autoriteteve ruse të përmbahen nga çdo veprim që mund të rrisë tensionet në rajon.
Burger tha se Rusia duhet të sigurojë transparencë në lidhje me grumbullimin e trupave të saj ushtarake dhe të kontribuojë në masat e ndërtimit të besimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Javën e kaluar, mediat amerikane raportuar se administrata e presidentit Joe Biden zyrtarisht paralajmëroi aleatët e saj evropian për ngritjen e fundit ushtarake të Rusisë, duke theksuar se Kremlini mund të planifikojë një pushtim tjetër të vendit fqinj.
Ukraina është torturuar nga konflikti në rajonet e saj lindore që nga marsi i vitit 2014, pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia. Vendet perëndimore akuzojnë Rusinë për de-stabilizimin e rajonit duke ofruar mbështetje ushtarake për separistët. /aa