Kombëtarja e Gjermanisë ka vazhduar me fitore edhe në xhiron e parafundit të eliminatorëve në Kupën e Botës “Rusi 2018”.
Gjermanët mposhtën 3 me 0 Irlandën e Veriut, duke siguruar biletën për në Kupën e Botës që mbahet vitin e ardhshëm.
Golat në këtë takim i shënuan: Rudy 2’, Wagner 21’ dhe Kimmich 86’. Të vetmin për mysafirët e shënoi, Magennis 90+’.
Kombëtarja e Gjermanisë prinë me 27 pikë në grupin C, ndërsa Irlanda mbetët e dyta me 19 pikë.