Gjermania e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian.
Të përzgjedhurit e Naggelsmann, shënuan fitore në ndeshjen hapëse ndaj Skocisë, me rezultat bindës 5-1.
Gjermania e nisi fuqishëm ndeshjen, ku shënoi tre gola qysh në pjesën e parë.
Florian Wirtz hapi serin e golave në minutën e 10-të.
Nëntë minuta më vonë, Jammal Musiala dyfishoi rezultatin, derisa Kai HaHavertz u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 45-të
Niclas Fullkrug shënoi golin e katërt për Gjermaninë në minutën e 68-të.
Skocia shënoi golin e nderit me një autogol nga Antonio Rudiger në minutën e 87-të.
Kur të gjithë prisnin fundin e ndeshjes, Emre Can shënoi për rezultatin përfundimtar në 90+3