Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Maria Adebahr tha se janë të gatshëm për vazhdimin e negociatave me qeverinë turke dhe për uljen e tensioneve në marrëdhëniet mes dy vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Adebahr në një konferencë për media në Berlin foli për lirimin e shtetasit gjerman David Britsch, i cili në muajin prill ishte arrestuar në Turqi, në afërsi të kufirit me Sirinë.
Sipas saj, ky është një sinjal pozitiv në kuadër të vendimeve të marra gjatë periudhës së fundit në Turqi. Abedahr theksoi se ky vendim mund të jetë një shpresë në përpjekjet për rivendosjen e besimit mes dy shteteve hap pas hapi.
Abedahr bëri të ditur se kanë vendosur për vazhdimin e takimeve të nisur gjatë javëve të fundit mes ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu dhe homologut të tij gjerman, Sigmar Gabriel.
“Ne jemi të gatshëm për vazhdimin e negociatave me qeverinë turke që të shkohet në drejtim të uljes së tensioneve në marrëdhëniet tona”, tha Abedahr.
Në vazhdim zëdhënësja Adebahr tha se shohin “zhvillime pozitive” në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ajo theksoi se “nuk duhet harruar se mes dy shteteve ka çështje të vështira”.