Gjermania është mobilizuar sot për frenimin e një krize ushqimore me qindra mijëra vezë të infektuara nga një substancë toksike, fipronilit, kryesisht të importuara në Holandë.
Zinxhiri i supermarketeve gjermane me çmime promocionale nga Lidl tek Rewe ndaluan tregtimin e vezëve të infektuara. Një sistem i koduar alfanumerik mund të identifikojë sasive e vezëve që duhet të hiqen nga raftet.
Një video konferencë rreth kësaj ngjarje u mbajt sot mes disa rajoneve të Gjermanisë dhe qeverisë gjermane, bëri të ditur ministri gjerman i Bujqësisë, Christian Schmidt në radio. Ky i fundit do të zhvillojë një konferencë shtypi sot pasdite në Berlin.
Dje, organizata gjermane KAT që radhitet në mesin e anëtarëve të prodhuesve kryesore të vezëve në Gjermani dhe në vendet fqinjë, bëri të ditur për 100 pulari në Holandë që kanë përdorur substancën toksike, të cilëve i është dashur të mbyllen, kundrejt katër në Gjermani dhe një në Belgjikë.