Gjermani, të paktën 5 persona humbin jetën gjatë festimeve të Vitit të Ri

Të paktën pesë persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u lënduan në aksidentet me fishekzjarrë që ndodhën gjatë festimeve të Vitit të Ri në Gjermani, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në mediat gjermane, pesë persona kanë humbur jetën në aksidentet me fishekzjarrë në rajonet Nordrhein-Westfalen, Sanksoni, Brandenburg dhe qytetin e Hamburgut.

Po ashtu, shumë persona të tjerë janë lënduar për shkak të aksidenteve të ngjashme në të gjithë vendin.

Mësohet se disa nga personat që janë trajtuar nëpër spitale janë në gjendje të rëndë.

Në anën tjetër, bëhet e ditur se festimet e Vitit të Ri në Berlin u mbajtën para Portës Brandenburg.

Bulevardet dhe rrugët përreth zonës së festimit ku morën pjesë rreth 65 mijë njerëz, u mbyllën për trafikun.

Sipas në deklarate nga policia e Berlinit, rreth 330 persona u ndaluan pasi shkaktuan trazira dhe sulmuan policinë.