Rreth 70% e gjermanëve e shohin ekstremizmin e krahut të djathtë si një kërcënim të madh, sipas një studimi të fondacionit ”Friedrich Ebert”.
Studimi vjetor u përqendrua te bindjet e 1 750 personave për qëndrimet dhe perceptimet e tyre politike.
Kjo tregon se ekstremizmi i djathtë dhe ndryshimet e klimës perceptohen si kërcënimet më të mëdha nga gjermanët për momentin, me ndryshimin se klima është më pak shqetësuese sesa ekstremizmi.
Çështja e migracionit, e cila ende luajti një rol pasi Gjermania pranoi një numër të madh migrantësh pas vitit 2015, shihet si një kërcënim nga vetëm 25% e qytetarëve.
Sipas studimit, pikëpamjet e ekstremit të djathtë u mbështetën nga vetëm një përqindje shumë e vogël, veçanërisht midis më pak të arsimuarve.
Ndjenjat e ekstremit të djathtë ishin veçanërisht e pranishme në rajonet “ku AfD (Alternativa për Gjermaninë) ishte e suksesshme në zgjedhjet parlamentare 2017″ dhe ”ku jetojnë pak të huaj”, sipas studimit.
Njerëzit që votuan për AfD-në e djathtë ndiheshin edhe më të pafuqishëm politikisht sesa votuesit nga partitë e tjera. /atsh