Gjermani, shkalla e papunësisë shënon nivelin më të ulët historik

Gjatë muajit korrik, shkalla e papunësisë në Gjermani regjistroi nivelin më të ulët që prej ribashimit të vendit. Kjo bëhet e ditur bazuar në të dhënave të publikuara sot, e që pasqyrojnë ekuilibrin e vazhdueshëm të ekonomisë së parë evropiane.

Norma e personave që kërkojnë një vend pune është rritur me 5,7 për qind të fuqisë punëtore, për të tretin muaj radhazi, sipas të dhënave të korrigjuara nga ndryshimet sezonale (CVS) e Agjencisë për Punësim.

Referuar CVS, numri i të papunëve është ulur me 9.000 persona në korrik krahasuar me muajin qershor, ose e shprehur ndryshe një shifër më e lartë seç ishte parashikuar nga ekonomistët.

“Punësimi është rritur sërish në mënyrë të konsiderueshme dhe kërkesa për punonjës të rinj nga ana e kompanive sërish regjistrohet në nivele të larta”, theksoi presidenti i agjencisë Detlef Scheele, cituar në një deklaratë.