Sipas një lajmi të gazetës “Passauer Neue Presse”, e cila i referohet një raporti qeveritar, sulmet me bazë urrejtjen racore, fetare dhe ideologjike në Gjermani janë rritur me 77% në krahasim me vitin e kaluar.
Viti 2015 në Gjermani ka regjistruar në total 10 mijë e 300 krime kundër njerëzve të racave të tjera apo me bindje politike dhe fetare të ndryshme.
Ndërsa rekordi më i madh është shënuar në lidhje me ksenofobinë, ku është vërejtur një rritje me 116 për qind prej vitit 2001 e këtej.
Rritje edhe më shqetësuese me 176 për qind në “krimet e urrejtjes” në median sociale.
Gjermania e ribashkuar dhe e globalizuar po armiqësohet gjithnjë e më shumë me të huajt.