Gjermani, rritet në 6 numri i viktimave nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve

Është rritur në 6 numri i viktimave si pasojë e sulmit të kryer me automjet në tregun e Krishtlindjeve në qytetin Magdeburg të Gjermanisë më 20 dhjetor të vitit 2024, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë gjermane të lajmeve DPA, të cilin e bazon mbi Kryeprokurorinë e Naumburgut, thuhet se ka ndërruar jetë një grua 52-vjeçare e cila ishte shtruar në spital pas sulmit.

Në sulmin e kryer më parë ndaj tregut të Krishtlindjeve humbën jetën 5 persona, përfshirë një fëmijë 9-vjeç ndërsa mbi 200 të tjerë ishin plagosur.

Më 22 dhjetor u arrestua Taleb Al-Abdulmohsen, një mjek me origjinë nga Arabia Saudite i cili u ndalua pas sulmit.

Hetimet lidhur me sulmin vazhdojnë.