Numri i të vdekurve nga sulmi vdekjeprurës me automjetin që përplasi një turmë njerëzish në tregun e Krishtlindjeve në qytetin gjerman Magdeburg është rritur në katër, transmeton Anadolu.
Duke cituar burime të sigurisë, mediat lokale raportuan se të paktën 200 të tjerë janë plagosur nga sulmi vdekjeprurës.
Autori i sulmit raportohet se punonte si mjek në qytetin Bernburg dhe llogaritë e tij në mediat sociale përmbanin mesazhe islamofobike dhe mbështetje për partinë e ekstremit të djathtë AfD, me pretendime të çuditshme se autoritet gjermane “po ndjekin azilkërkuesit sauditë për të shkatërruar jetën e tyre” dhe se “Gjermania dëshiron të islamizojë Evropën”.
Në rrjetet sociale ai shprehu “shqetësimin për ngritjen e Islamit në Gjermani”.
Në muajin qershor, ai shkroi një postim rreth policisë gjermane duke pretenduar se përdori “taktika të pista” kundër tij dhe kritikëve të tjerë të Islamit për të “shkatërruar aktivizmin e tyre anti-islam”.
Sulmi ndodhe dje në tregun e frekuentuar të Krishtlindjeve në qendër të qytetit Magdeburg. Videot në mediat sociale treguan një automjet drejt turmës, duke shkaktuar kaos në tubimin festiv.
Autori i sulmit vdekjeprurës u arrestua pas sulmit.
Policia mbajti një prani të madhe të sigurisë në tregun e Krishtlindjeve dhe rrethoi zonën për të siguruar vendin e krimit. Autoritetet lokale kërkuan nga banorët të shmangin zonën, ndërkohë që hetimet janë në vazhdim.