Gjermani, rritet në 240 numri i të prekurve me koronavirus

Numri i personave të prekur nga koronavirusi në Gjermani është rritur në 240, njoftoi të mërkurën agjencia e vendit për kontrollin e sëmundjes, raporton Anadolu Agency (AA). 

Shteti më i populluar i Gjermanisë, Rajna Veriore-Vestfalia regjistroi 111 raste, i ndjekur nga shteti juglindor i Bavarisë me 44 raste të reja, sipas Institutit Robert Koch (RKI). 

Numri i rasteve të konfirmuar me koronavirus në kryeqytetin gjerman Berlin u rrit në 6. Statistikat e fundit shënuan një rritje për 52 raste në 24 orët e fundit. 

Ndërkohë, 16 pacientë, të cilët u diagnostikuan më herët me koronavirus, raportohet se janë rikuperuar. 

Asnjë vdekje nuk ka ndodhur në Gjermani deri më tani të shkaktuar nga koronavirusi.