Në Gjermani konsensusi për kancelaren Angela Merkel i është kthyer rritjes, pas një rënieje të vazhdueshme të verifikuar muajt e fundit, edhe për shkak të perceptimit të menaxhimit të krizës së refugjatëve.
Sipas një sondazhi të realizuar nga instituti Forsa për të përjavshmen “Stern” dhe televizionin RTL, kancelarja gëzon dyfishin e konsensusit që ka partia e saj.
Nëse merren në konsideratë të gjithë qytetarët me të drejtë vote, ka deklaruar drejtori i institutit Forsa Manfred Guellner, “Merkel siguron 46 për qind të konsensusit, ndërsa partitë që e mbështesin – CDU dhe CSU – 23 për qind.
Popullariteti i kancelares pësoi një rënie drastike më herët gjatë vitit për shkak të qëndrimit të saj për pranimin e një pjese të emigrantëve, nga i cili nuk u tërhoq për asnjë çast.