Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjermani, protestë kundër Netanyahut

Gjermani, protestë kundër Netanyahut

Në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, është mbajtur protestë kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu i cili u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel, raporton Anadolu Agency (AA).

Një grup i protestuesve para takimit Netanyahu-Merkel i cili u zhvillua dje, u mblodhën përpara ndërtesës së Parlamentit Federal, e cila ndodhet përballë ndërtesës së Zyrës së Kryeministrisë ku do të mbahej takimi.

Gjatë protestës ku u morën masa të gjera të sigurisë, protestuesit brohoritën slogane si “Liri për Palestinën”, “Mirë se nuk erdhe Netanyahu”, “Do të shohësh, emigrantët do të kthehen”.

Protestuesit përveç flamujve të Palestinës dhe fotografive të Rezzan Neccar, infermieres vullnetare në Gaza e cila u martirizua nga ushtarët e Izraelit, mbanin edhe pankarta me mbishkrime “Fli e qetë në parajsë Rezzan Neccar. Liri për Palestinën”.

26 vjeçari Burhan Yassin, i cili ka marrë pjesë në protestë, tha se në Palestinë çdo ditë vriten dhe arrestohen paletinezët. Sipas tij, palestinezët reagojnë kundër pranimit dhe zhvillimit të takimeve të Netanyahut me liderët politik të Evropës në një gjendje të tillë.

Ai tha se Netanyahu ka ardhur në Berlin për të kërkuar më shumë para dhe armë për të vrarë më shumë paletinezë. “Kjo është një fatkeqësi dhe nuk është një gjendje e cila mund të pranohet”, tha Yassin.

Protesta vazhdoi deri në përfundimin e takimit Merkel-Netanyahu ndërsa protestuesit u shpërndanë pa incidente.

Exit mobile version