Të mbledhur përpara Ambasadës së Mianmarit në Berlin, protestuesit mbanin pankarta ku shkruante “Stop gjenocidit në Mianmar” dhe “Ne të gjithë jemi njerëz” në gjuhën angleze dhe gjermane
Një grup njerëzish të shtunën mbajtën një protestë në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, për të protestuar kundër dhunës së fundit në shtetin Rakhine të Mianmarit, raporton Anadolu Agency (AA).
Të mbledhur përpara Ambasadës së Mianmarit në Berlin, protestuesit mbanin pankarta ku shkruante “Stop gjenocidit në Mianmar” dhe “Ne të gjithë jemi njerëz” në gjuhën angleze dhe gjermane.
Gjatë protestës së organizuar nga një OJQ-të turke, Komuniteti Turk i Berlinit dhe i mbështetur nga disa OJQ-të tjera në Berlin, u lexua një deklaratë për shtyp, duke thënë se muslimanët Rohingya në Mianmar jetojnë nën presionin e qeverisë dhe në kushte çnjerëzore.
Duke theksuar se njerëzit Rohingya janë të vetëm, protestuesit kërkuan ndihmë për muslimanët që vuajnë atje.
Dhuna në shtetin Rakhine të Mianmarit shpërtheu më 25 gusht, kur forcat e sigurimit të vendit filluan një operacion kundër komunitetit musliman Rohingya. Ajo nxiti një fluks të ri refugjatësh drejt Bangladeshit fqinj, edhe pse vendi mbylli kufirin e saj për refugjatët.
Raportet e medias thanë se forcat e sigurisë të Mianmarit përdorën forcë joproporcionale, duke zhvendosur mijëra fshatarë Rohingya dhe duke shkatërruar shtëpitë e tyre me mortaja dhe mitralozë.
Rajoni u përfshi në tensione mes popullsisë budiste dhe muslimane që nga shpërthimi i dhunës në vitin 2012.
OKB-ja dokumentoi përdhunime, vrasje, përfshirë atë të foshnjave dhe fëmijëve të vegjël, rrahje brutale dhe zhdukje. Përfaqësuesit e Rohingya theksuan se rreth 400 vetë u vranë gjatë operacionit.