Shqipëria në EURO 2024 dhe kjo erdhi pas barazmi 1-1 ndaj Moldavisë si mysafirë, një pikë që duhej për të bërë ëndrrën realitet për herë të dytë.
Sokol Cikalleshi shënoi nga pika e bardhë, ndërsa Vladyslav Baboglo barazoi shifrat në fund.
Pas Kampionatit Evropian të vitit 2016, kjo do të jetë hera e dytë që Shqipëria fiton të drejtën të luajë në një event të madh.
FSHF padyshim i është gëzuar këtij suksesi, ku pas ndeshjes ka postuar një fotografi me të gjithë lojtarët, trajnerët dhe drejtuesit që ishin pjesë e këtij rrugëtimi.
“Ia dalim sërish, Gjermani priti Shqiponjat”, ka shkruar FSHF.
Shqipëria deri më tani kur ka edhe një ndeshje ka marr 4 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.