Një studim në Gjermani ka thelluar skandalin e Kishës Katolike. Priftërinjtë akuzohen se për 7 dekada kanë abuzuar seksualisht me mijëra fëmijë.
Më shumë se 3600 fëmijë kanë pësuar sulme seksuale nga priftërinjtë Katolikë në Gjermani për rreth 7 dekada. Kjo është raportuar nga mediat vendase, duke cituar një studim të drejtuar nga Konferenca Gjermane e Dioqezës. Raporti, të cilin do ta prezantojë zyrtarisht Kardinali Reinhard Marx me 25 shtator, i jep një tjetër goditje Kishës pas denoncimeve në të gjithë botën për abuzimin ndaj fëmijëve.
Sipas studimit, 1670 klerikë në Gjermani kanë kryer disa llojë të sulmeve seksuale kundër 3677 minorenëve mes viteve 1964 dhe 2014, raporton Spiegel Online. Shumica e viktimave ishin djem. Mbi 50% e tyre ishin 13 vjeç ose më të rinj të kohën e abuzimit, nënvizohet në studim, për të cilin janë ekzaminuar 38 mijë dokumente nga 27 dioqeza Gjermane.
Gjithashtu shkruhet se disa të dhëna janë “shkatërruar apo manipuluar”, dhe paralajmëron se shkalla e abuzimit është dhe më e madhe. Priftërinjë e përfshirë në këtë lloj skandali, sheshherë janë transferuar për në kisha të tjera dhe është fshirë e shkuara e tyre. Vetëm 566 nga 1670 të akuzuarit ishin subjekt i ndëshkimeve disiplinore nga Kisha, dhe shumica kanë marrë dënime minimale.
Ndërkohë, vitinm e kaluar u zbulua se një kor i famshëm i një shkolle katolike në Gjermani, i përbërë nga 500 djem, pësoi abuzim seksual dhe fizik. Viktimat e cilësuan shkollën si “burg, ferr dhe kamp përqëndrimi”./abcnews.al