Policia në Gjermani përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj gome ndaj aktivistëve për klimën që protestuan kundër Panairit Ndërkombëtar të Automjeteve (IAA Mobility) i cili vazhdon në qytetin e Mynihut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në protestën e zhvilluar në Theresienwiese dhe ku sipas organizatorëve morën pjesë rreth 25 mijë persona me biçikleta u mobilizuan 4.500 forca policore. Në protestën ku sipas policisë morën pjesë 13 mijë persona, herë pas here pati konfrontime mes policisë dhe protestuesve.
Policia ndërhyri me gaz dhe shkopinj ndaj protestuesve që u ngjitën nëpër pemë në afërsi të Königsplatz. Gjatë ngjarjeve policia arrestoi 16 persona.
Protestuesit hodhën slogane të tilla si “Më pak automjete, më shumë biçikleta” dhe kërkuan nga autoritetet që në trafik të dalin më pak automjete dhe t’i kushtohet më shumë vëmendje biçikletave dhe këmbësorëve.
Një natë më parë muri i shtëpisë së Herbert Diess, drejtori ekzekutiv i prodhuesit të automjeteve Volkswagen u ndot me bojë. Ndërkohë është raportuar se është mundur të identifikohet autori ose autorët.
Panairi i IAA ka filluar më 7 shtator dhe do të përfundojë sot. /aa