Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjermani nën ethe, të dielën Bavaria në zgjedhje

Gjermani nën ethe, të dielën Bavaria në zgjedhje

Të dielën, në Bavari zhvillohen zgjedhjet për parlamentin rajonal dhe Gjermania është në ethe, sepse rezultati i tyre mund të kthehet në një sfidë për kancelaren Angela Merkel. Sondazhet nuk janë premtuese për CSU-në simotër të unionit kristiandemokrat, që qeveris e vetme në këtë land prej dekadash të tëra.

Votimi i parë pas krijimit të kabinetit të katërt Merkel është edhe një reflektim i asaj, se sa mirë punojnë ndërkohë partitë në Berlin. Beteja është e fortë.

Rivalet po kërkojnë të përfitojnë nga gabimet e CSU-së. kryeministri bavarez Markus Söder, krijoi këtë verë një forcë kufitare dhe i shtoi ndjeshëm fuqitë e policisë për të ndërhyrë. Ai po kështu lejoi vendosjen e kryqeve në godinat qeveritare, në përpjekje për të tërhequr mbështetje nga radhët e komunitetit të krishtere.

Por nëse sondazhet rezultojnë të sakta, përpjekjet e Soderit dhe njeriut kyç te partisë së CSU, Horst Seehofer, kanë dhënë efektin e kundërt.

Seehofer and Söder i kanë larguar votuesit me kursin e tyre të anuar haptazi nga e djathta dhe me politikat anti-Merkel, thotë Manfred Güllner, kreu i agjencisë gjermane të anketimeve, Forsa.

CSU-ja, shton ai, ka qenë dikur një prej partive më të suksesshme në Europë falë shtrirjes së saj në të majtë, qendër e të djathtë, por tani e ka humbur pushtetin për t’i bashkuar.

Përkrahësit kryesore të këtij unioni sipas Güllner, po i drejtohen demokrateve të lire, FDP, dhe të gjelbërve, ndërsa ka avancuar edhe AfD-ja. CSU-ja, praktikisht, sipas BBC-së po përgatitet për një disfatë poshtëruese të dielën. Ajo është në rrugën e humbjes së shumicës absolute të cilën lidershipi i vet dikur nuk e vinte fare në diskutim./TCH

Exit mobile version