Gjimnazi Urselbach në Gjermani, që lidhet me organizatën terroriste FETO, është mbyllur për probleme të natyrës financiare, raporton Anadolu Agency (AA).
Urselbach Gymnasium ka qenë i vendosur në vendin Oberursel afër Frankfurtit ndërsa pushimin e aktivitetit e kishte ndërprerë në fillim të këtij viti.
Arsyet për mbylljen e shkollës kanë të bëjnë me tërheqjen e financuesit, mosinteresimin e nxënësve dhe pamundësinë për pagesën e detyrimeve.
Më 1 mars të këtij viti, drejtoria e shkollës i dorëzoi gjykatës kompetente në Bad Hamburg, kërkesën për shpallje të bankrotit.
Aktualisht në godinën e shkollës është vendosur shpallja se shkolla është në shitje.