Gjermania ka regjistruar 10,810 raste me Covid-19 gjatë 24 orëve, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch, Agjencia Kombëtare e vendit për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.
Ndërsa regjistroi 294 viktima duke çuar numrin e përgjithshëm në 78,746 që nga fillimi i pandemisë.
Pasi vendi shënoi 3,022,323 të infektuar që nga fillimi i pandemisë, Kancelarja Angela Merkel theksoi nevojën urgjente që personat në Gjermani të vaksinohen sa më shpejt për të shmangur valën e tretë.
Merkel pritet të takohet me anëtarët e kabinetit për të diskutuar rreth mënyrave për të ngadalësuar valën e tretë. Gjermania ka parë një rritje të vazhdueshme të rasteve. Të shtunën, drejtori i shoqatës gjermane të kujdesit intensiv shkroi në Twitter se ICU-të e vendit kishin arritur kapacitetin e tyre.
Christian Karagiannidis paralajmëroi se edhe duke vendosur bllokim të ashpër, numrat do të vazhdojnë të rriten për 10 deri në 14 ditët e ardhshme./abcnews