Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjermani, grupi i ekstremit të djathtë përballet me gjyq për terrorizëm

Gjermani, grupi i ekstremit të djathtë përballet me gjyq për terrorizëm

Tetë anëtarë të një grupi të ekstremit të djathtë gjerman do të përballen me gjyq për terrorizëm, për sulme ndaj refugjatëve dhe kundërshtarëve politikë në vitin 2015.

I ashtuquajturi “Grupi Freital” përbëhet nga shtatë persona të moshës 19 deri 39 vjeçare.
Prokurorët thonë se grupi ka organizuar pesë sulme me eksploziv në mes të korrikut dhe nëntorit te vitit 2015. Sulmet u kryen kundër strehimoreve të refugjatëve dhe organizatave të krahut të majtë, dhe ne sulme ka pasur persona te plagosur.
Akuzat kundër tyre përfshijnë krijimin e një grupi terrorist, tentim vrasje dhe lendime të rrezikshme trupore.
Freital kishte bërë bujë në të gjithë Gjermaninë në verën e vitit 2015, ndersa imazhet e demonstratave me parollar “të huajt kriminal” dhe “derrat azil-kërkues” janë prezantuar në të gjithë vendin.
Në vitin 2016, Gjermania pati rreth 3,500 sulme ndaj refugjatëve dhe azilkërkuesve – 10 çdo ditë, ku mesatarisht jane dëmtuar 560 viktima, duke përfshirë 43 fëmijë. /MESAZHI/

Exit mobile version