Gjermani, fillon takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov tha se në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, ka filluar takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, transmeton Anadolu.

Ministri Umerov në deklaratën me shkrim nga llogaria e tij e medias sociale tha se në kuadër të takimit është takuar me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin dhe se ka diskutuar për çështjet e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Në takim do të diskutohet ‘harta udhërrëfyese’ që do të përbëjë bazën për t’i ofruar Ukrainës mbështetje dhe ndihmë për mbrojtjen ajrore, artileri, automjete të blinduara, mjete ajrore pa pilot, forcat ajrore, sigurinë detare dhe zona të tjera të rëndësishme të paktën deri në vitin 2027”, tha Umerov i cili shtoi se dokumenti në fjalë do të miratohet sot nga liderët e koalicionit.