Një vajzë e re gjermane me origjinë turke ka mbetur viktimë e një sulmi brutal në Gjermani.
Dilan Sozeri, 17 vjeçe, është sulmuar nga 6 persona në një stacion tramvaji në Berlin.
Ajo tha se agresorët e ofenduan me fjalët “ndyrësirë e huaj”.
Dilan Sozeri – Viktima: “Më goditën me shkelma, më goditën në kokë. Më pas erdhi edhe një burrë tjetër që më gjuajti gjithashtu. Më goditën me grusht në bark, më goditën disa herë kokën, më shkelmuan gjunjët.”
Fillimisht policia dhe shtypi e akuzuan të renë me origjinë turke për nxitje të një sulmi të tillë duke mos mbajtur maskë. Por me avancimin e hetimeve u zbulua se nuk ishte kështu.
Dilan Sozeri – Viktima: “Shtypi nuk më la zgjidhje duke shtrembëruar faktet dhe shpifur rreth meje. Isha e detyruar të dilja në publik dhe ta bëja këtë deklaratë, sepse nuk mund ta lejoja që incidenti të pasqyrohej në këtë mënyrë.”
Me publikimin e videos, në të cilën Sozeri tregoi rrjedhën e vërtetë të ngjarjeve, policia bëri një deklaratë dhe pranoi gabimin.