Gjermani, deri në vitin 2035 do të ketë 20 milionë qytetarë në moshë pensioni

Në projeksionin e Zyrës Federale të Statistikave Gjermane (Destatis), parashikohet që numri i pensionistëve në vend të rritet me 22 për qind deri në vitin 2035, duke arritur në 20 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Destatis ka publikuar rezultatet e projektimit të parë afatmesëm të popullsisë për Gjermaninë.

Sipas parashikimit të Zyrës Federale të Statistikave “numri i personave 67-vjeç e më lart do të rritet me 22 për qind midis në periudhën 2020 dhe 2035, nga 16 milionë në 20 milionë”.

Në projeksionin, i cili deklaroi se rritja e popullsisë së moshuar mund të arrijë në 25 për qind në shtetet perëndimore të vendit, ishte parashikuar që kjo normë do të ishte 13 deri në 14 për qind në Gjermaninë Lindore, ku popullsia është mesatarisht dukshëm më e vjetër se në perëndim dhe 12 deri në 13 për qind në Berlin, ku mosha është më e re.

– Popullsia e plakur e Gjermanisë ngadalëson rritjen ekonomike

Instituti për Ekonominë Botërore (IfW), një nga institutet kryesore ekonomike të Gjermanisë, më 24 shtator tha se ndryshimi demografik ngadalësoi rritjen ekonomike në Gjermani, e cila ka ekonominë më të madhe në Evropë.

Në analizën e bërë nga Instituti ku u përdor fraza “Gjermania po plaket, e cila ndikon në tregun e punës dhe kushton në forcën ekonomike”, thuhet se plakja e popullsisë së vendit do të zvogëlojë normën e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto të vendit (PBB) në 0.9 për qind në 2026.

“Kjo do të thotë se rritja e mundshme do të jetë 0.5 pikë përqindje nën mesataren afatgjate prej 1.4 për qind dhe vendi do të humbasë më shumë se një të tretën e potencialit të tij të rritjes”, thuhet në analizë.

Analiza parashikon se punësimi në vend pritet të arrijë kulmin në më pak se 46 milionë në vitin 2023 dhe pas vitit 2023 parashihet që numri i personave të pensionuar të jetë më i madh sesa punëtorët fillestarë. /aa