Popullariteti i kancelares gjermane Angela Merkel ka shënuar rënie nga 69 në 59 për qind, raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo bëhet e ditur pas prezantimit të rezultateve të sondazhit “Politikanët më të dashur të Gjermanisë”, të zhvilluar nga ARD-DeutschlandTrend.
Vendi i parë në listën e politikanëve më të dashur i takoi ministrit të Financave Wolfgang Schauble me 64 për qind, kurse vendi i dytë ministrit të Punëve të Jashtme Sigmar Gabriel me 63 për qind.
Sipas sondazhit kancelarja gjermane Merkel me një rënie prej 10 për qind ra në vendin e tretë me 59 për qind. Merkel më parë në të njëjtin sondazh mori mbështetje prej 69 për qindësh.
Kryetari i Përgjithshëm i Partisë Social-Demokrate Martin Schulz me nivelin e popullaritetet prej 33 për qind mori pikë më të ulët në sondazhet e deritanishme.
Sipas rezultateve të sondazhit kënaqshmëria e të anketuarve për qeverinë federale nga 55 për qind ra në 47 për qind.
Sipas rezultateve po ashtu parashihet që në rast të organizimit të zgjedhjeve kancelarja Merkel do të marrë 52 për qind të votave, kurse rivali i saj Martin Schulz 30 për qind të votave.