Numri i viktimave të përmbytjeve shkatërruese që goditën Gjermaninë është rritur në 103, sipas burimeve zyrtare.
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Gjermani është rritur në të paktën 93, pasi autoritetet në Rhineland-Palatinate, rajoni më i prekur, njoftuan se vdekjet vetëm në atë zonë kanë rritur në 50.
“Numri i viktimave është rritur në 103”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të rajonit, Timo Haungs.
Qindra njerëz mbeten të zhdukur duke shkaktuar frikën nga një bilanc edhe më të rëndë.
Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel nga Uashingtoni tha se “shtrirja e plotë e kësaj tragjedie do të shihet vetëm në ditët e ardhshme”, duke siguruar ndihmë për rindërtim.
”Qeveria nuk do t’ju lërë vetëm në këtë kohë të vështirë dhe të tmerrshme”, theksoi Merkel. /atsh