Policia gjermane ka arrestuar tre shtetas të Irakut për shkak të dyshimit se kanë planifikuar sulm terrorist, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Prokuroria federale njoftuan se në rajonin e Dithmarschen u arrestuan 23 vjeçari Sahin F. , Rauf S. (36) dhe Hersh F. (23).
Sulmin e përgatitën Sahin F. dhe Hersh F., ndërsa Rauf S. është i dyshuar se ka ndihmuar këto persona. Shtëpitë e tyre në rajonin e Schleswig-Holstein, Mecklenburg Vorpommern dhe Baden-Wurttemberg po ashtu janë bastisur.
Nga prokuroria theksohet se personat e dyshuar përmes internetit kanë ardhur deri te informacionet se si bëhet një mjet shpërthyes dhe se detonatorin e porositën nga Britania e Madhe.
Sahin F. dhe Hersh F. nga Raufa S. tentuan të blejnë armë. Bëhet e ditur se sulmin e planifikuan me njëfarë automobili dhe se për këtë shkak Sahin F. doli për orë vozitjeje.