Gjermani, 921 sulme ndaj shtëpive të refugjatëve

ANKARA (AA) – Në vitin 2016 ndaj shtëpive të banuara nga refugjatë në Gjermani janë organizuar 921 sulme, shumica e të cilave vlerësohet të jenë kryer nga të djathtë ekstremë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të përgatitur nga gazeta Welt bazuar në të dhënat e Zyrës Federale për Krime të Gjermanisë (BKA), deri më 27 dhjetor janë kryer 921 sulme ndaj shtëpive të cilat shteti i ka caktuar për refugjatët.

Theksohet se 857 nga sulmet në fjalë janë realizuar nga të djathtët ekstremë, të cilët shënuan ngritje të shpejtë në vend me fillimin e krizës së refugjatëve në vitin 2014.