Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjermanët vendosin sot se kush do zërë vendin e Angela Merkel. Analiza...

Gjermanët vendosin sot se kush do zërë vendin e Angela Merkel. Analiza pse qeveria e re mund të vonojë

Gjermanët votojnë sot për të zgjedhur qeverinë e ardhshme. Kush do e pasojë kancelaren Angela Merkel? Procesi është është në vëmendjen e Europës gjithashtu, duke pasur parasysh rolin e një shteti të fuqishëm si Gjermania. Kancelarja Merkel iu bashkua në fushatën e një dite më parë kandidatit konservator Armin Laschet, por sondazhet deri më tani sugjerojnë se mund të jetë e pamundur qeverisja e partisë së Merkelit e vetme.

Më shumë se 60 milionë qytetarë gjermanë mbi moshën 18 vjeç kanë të drejtën e votës sot, ndërsa qendrat e votimit do të mbahen hapur deri në orën 18:00.

Më fundin e karrierës së saj në politikë, një vendim i paralajmëruar prej saj që para zgjedhjeve, kancelarja Merkel u drejtua qytetarëve me një mesazh: Ka shumë rëndësi se kush vihet në pushtet, vërtetë! Ajo foli për nevojën për stabilitet dhe të rinjtë që meritojnë një të ardhme të mirë dhe sipas saj Armin Laschet është njeriu që mund t’i arrijë këto.
Paqartësitë për këto votime:

Ka shumë paqartësi në këto zgjedhje, pasi më shumë se një e treta sipas sondazheve janë të pasigurt se për kë do të votojnë, edhe pse tashmë shumë prej tyre do e kenë hedhur votën. Prej muajsh sondazhet e opinionit kanë treguar dy anët, pro dhe kundër.

CDU konservatore dhe partia simotër bavareze dalin në krye të sondazheve, por edhe të gjelbrit kanë avancuar, gjithashtu një rritje është parë edhe për Social Demokratët nën drejtimin e Olaf Scholz.
Nga tre kandidatët që konkurrojnë për rolin e kancelarit është Scholz ai që ka galvanizuar votuesit më së shumti. Si zëvendës i zonjës Merkel ka qenë më e lehtë për të sesa për rivalin e tij konservator që të shihet si kandidat i vazhdimësisë së pikëpamjeve të Angela Merkel. Por edhe nëse fiton ai ka shumë të ngjarë të ketë nevojë për mbështetjen e dy partive të tjera për të formuar koalicion.

“Koalicioni më i rëndësishëm për mua është me votuesit, sepse sa më të fortë ta bëjnë ata SPD -në, aq më e lehtë do jetë për mua të formoj një qeveri,” tha ai gjatë një tubimi të së shtunës.

A kanë avantazh të gjelbrit?

Për të Gjelbrit ky është momenti i tyre më kulminant. Ndryshimi i klimës është aktualisht çështja më e rëndësishme për votuesit gjermanë dhe partia ka marrë vetëm një herë më shumë se 10% në zgjedhjet federale.Por kandidatja në krye, Annalena Baerbock ka humbur mbështetjen gjatë verës, pavarësisht përmbytjeve katastrofike që lanë të paktën 190 njerëz të vdekur dhe lanë gjurmë shkatërrimi në dy nga shtetet më të populluara, po ashtu kritikave nga gjermanët.
Edhe pse ndryshimi i klimës është përparësia e tyre në programin politik, njerëzit sipas sodnazheve mendojnë se partitë e tjera janë mjaft të afta për ta trajtuar çështjen e klumës gjithashtu.

Konservatori Armin Laschet iu tha votuesve të Shtunën se ishte koha për të përshpejtuar drejt energjisë së rinovueshme: “Ne në Gjermani jemi shumë të ngadaltë”, tha ai.

FDP -ja liberale mund të mos pajtohet me të Gjelbrit në shumë çështje, por për ndryshimet klimatike ata po tërheqin edhe votuesit e rinj. Të dyja palët kanë një shans të mirë për të qenë në qeveri.

Rezultati:

Edhe nëse del një fitues sot në mbrëmje, gjermanët me gjasë nuk do ta dinë përbërjen e qeverisë së tyre për ca kohë. Partia fitimtare do ketë ende nevojë për të formuar koalicion dhe duket se ka pak shanse për një përsëritje të koalicionit të madh dy-partiak që aktualisht është në krye.

Derisa të hidhet dritë mbi gjithçka, Angela Merkel nuk do të shkojë askund! /tiranapost

Exit mobile version