Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjermanët protestojnë kundër ekstremit të djathtë, policia i lëndon dhjetra prej tyre

Gjermanët protestojnë kundër ekstremit të djathtë, policia i lëndon dhjetra prej tyre

Një grup i madh protestuesish kundër kongresit të partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) janë plagosur pasi policia ka përdorur ujin me presion për t’i shpërndarë ata, njoftoi një zëdhënëse.

Policia gjermane ka përdorur ujin me presion për të shpërndarë protestuesit duke formuar bllokada rrugore pranë kongresit të partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) në qytetin verior të Hanoverit.

Ekstremi i djathtë gjerman do të zgjedhë sot dhe nesër një kryesi të re me shpresën për të përfituar nga vështirësitë politike të Angela Merkel, gjatë një kongresi që do të jetë shënjestra e shumë manifestimeve kryesisht të majta dhe e lëvizjeve pro refugjatëve. /ATSH/

Exit mobile version