Ambasada e Gjermanisë ka ripërsëritur se vetëm atëherë kur të plotësohen kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian mund të liberalizohen vizat.
Sipas tyre, Komisioni Evropian ka propozuar liberalizimin e vizave për Kosovën, deri në miratimin e këtij propozimi nga Parlamenti Evropian, Kosova do të duhet të ratifikojë Marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi dhe të fuqizojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkruan “Zëri”.
Për Ambasadën gjermane në Prishtinë, çështja e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është qartësuar përfundimisht përmes komisionit ndërkombëtar të krijuar nga ish-presidentja e vendit, i cili duhet të plotësohet si kriter, për të mundësuar liberalizimin e vizave.