1. Marrja e ushqimit dhe e pijeve me harresë apo përdhunisht (me dhunë).2. Barnat që përdoren në sy dhe në veshë, heqja e dhëmbit dhe pastrimi i varrës.3. Injeksionet joushqyese (penicilina, vaksinat), por më së mirë është të merren pas iftarit.4. Përcjellja në fyt e pështymës apo e pluhurit të rrugës ose të miellit.5. Gazrat që përdor i sëmuri (prej frymëmarrjes) për lehtësimin e frymëmarrjes.6. Dhënia e gjakut në sasi të vogël për analizë mjekësore.7. Përdorimi i tabletave nën gjuhë.8. Përdorimi i ilaçit për pastrimin e fytit (nëse nuk përcillet në fyt).9. Pastrimi i veshëve, i trupit gjatë ditës, pikat që përdoren në hundë (me kusht që të mos depërtojë në fyt).10. Kontrollimi mjekësor me aparate të ndryshme që bëhet në stomak dhe në fushën e gjinekologjisë.11. Pastrimi i dhëmbëve me misvak apo brushë (por duhet pasur kujdes që të mos depërtojë në fyt).12. Hedhja e ujit në kokë, në rast se ka temperaturë, apo shpëlarja e gojës.13. Nëse është xhunub, mund të lahet dhe ta vazhdojë agjërimin.14. Përdorimi i erërave dhe i parfumeve.15. Dhënia gji fëmijës.16. Futja e ujit në gojë dhe hundë gjatë marrjes së abdesit, duke pasur kujdes që të mos përcillet në fyt.17. Dhimbjet e pakta të kokës, flama, kollitjet e lehta.18. Shijimi i ushqimit me majë të gjuhës.19. Puthja, përkëdhelja, përqafimi i gruas me kusht të përmbajtjes, që të mos shkaktohet ejakulimi.20. Përgojimi, rrena, shpifja, mbartja e fjalëve (por këto e pakësojnë vlerën e agjërimit).