Ballina Kulturë Feja Gjërat që duhet të bësh në kohën e sprovave

Gjërat që duhet të bësh në kohën e sprovave

Përcillet nga Ebu Hurejra se Profeti alejhi selam ka thënë:

“Shpejtoni në vepra të mira, sepse do të vijnë fitne (sprova) si errësira të natës së errët, ku njeriu gdhihet besimtar dhe ngryset pabesimtar apo ngryset besimtar dhe gdhihet pabesimtar, e shet fenë e tij me një plackë të kësaj bote.”

Dobitë:

Shpejtimi në vepra të mira është shkak për shpëtimin nga fitnet.

Vepra të mira janë ato që ndërtohen mbi dy themele: Sinqeriteti për Allahun dhe pasimi i rrugës profetike.

Nëse e kujton Allahun në situata të lehta dhe të mira, Allahu do të të kujtojë ty me ndihmë në momentet e fitneve.

Fitnet janë shumë të dëmshme dhe njeriu nuk e dallon dot të vërtetën nëse preket nga ato dhe vështirë të gjejë rrugëdalje prej tyre, njëjtë si njeriu që ecën në errësirë të plotë.

Në fitne njerëzit ndryshojnë thelbësisht, nga besimtarë bëhen pabesimtarë.

Fenë e shet vetëm ai që nuk ia di vlerën dhe pozitën reale të saj.

Besimtari asnjëherë nuk e shet fenë e tij për asgjë, por ajo është pasuria më e çmuar tek ai.

Besimtari duhet ti kërkojë mbrojtje Allahut nga fitnet përpara se ato të ndodhin./Mesazhi/

Exit mobile version