Pastrimi i fytyrës kërkon kohë dhe vëmendje – dhe nëse ju nuk e bëni atë si duhet ju rrezikoni të keni edhe më shumë akne.
Shumë njerëz mendojnë se ju duhet të pastroni fytyrën vetëm për të hequr grimin apo kur fytyra juaj duket e papastër, mirëpo fytyra duhet të pastrohet dy herë në ditë.
Megjithatë, mënyra se si pastroni fytyrën është më e rëndëishme se sa herë e pastroni atë.
Pavarësisht nga lloji i lëkurës tuaj, një rutinë e përkujdesjes së fytyrës gjatë natës është më se e nevojshme.
Mos bëni: Mos pastroni fytyrën me sapun
Mos pastroni fytyrën me sapun, vetëm nëse sapuni është specifikisht për fytyrë, sepse sapunët mund të bëjnë debalancimin e niveleve të pH-së në lëkurë dhe kjo rrezikon të mblidhen më shumë bakterie.
Pastroni fytyrën me ujë të vakët
Poret nuk janë dyer. Uji i nxhet nuk i hap ato dhe uji i ftohtë nuk i mbyll.
E vërteta është se çfarëdo temperature ekstreme e ujit mund të shkaktoj irritim në lëkurën tuaj dhe është më mirë të përdorni ujë me temperaturë të mesme. Ju nuk dëshironi të keni lëkurë të skuqur pasi që keni pastruar fytyrën me ujë shumë të nxehtë.
Nofulla dhe qafa juaj gjithashtu janë të papastërta dhe kanë nevojë për pastrim.
Nëse jeni duke pastruar, fytyrën ngadalë më anën e gishtave tuaj pastroni edhe nofullën dhe qafën tuaj me lëvizje rrethore.
Ky lloj masazhi do ndihmoj lëkurën tuaj të relaksohet dhe do i jap asaj një pushim nga dita e ngarkuar në punë.
Bëni tharjen e fytyrës tuaj me një peshqir të butë
Mos lini ujë në fytyrë, për shkak se uji që lihet nuk hidraton lëkurën, në të vërtetë pasi që ai thahet, mund të bëjë edhe tharjen e tepërt të lëkurës tuaj.
Në fund përdorni një krem për balancimin e pH-së
Shikoni për përbërës si:
- Krem me ujë trëndafili, që ka efekte kundër mplakjes
- Krem me kamomilë, që ndihmon në qetësimin e lëkurës
- Acid saliciklik apo witch hazel që ndihmon në trajtimin e akneve
- Për të aplikuar kremat ju mund të përdorni shkopinjtë e pambukut me të cilët do të bëjnë të mundur përhapjen e kremës në zonën e ballit dhe hundës./Mesazhi.com