Gjeorgjia fiton pikën e parë historike në Euro 2024

Kombëtarja e Gjeorgjisë ka barazuar 1:1 ndaj Republikës së Çekisë në Euro 2024.

Të parët në epërsi kaluan gjeorgjianët me anë të Mikautadze në fund të pjesës së parë, gol ky që erdhi nga pika e bardhë e penalltisë.

Por, në pjesën e dytë, çekët ishin më të rrëzikshëm dhe në minutën e 59’të barazuan rezultatin me anë të Patrick Schick.

Kjo ishte pika e parë në histori të Gjerogjisë në një kompeticion si ky i Kampionatit Europian.

Dy kombëtaret tani kanë nga një pikë në Grupin F.