Gjeorgjia dhe Ukraina marrin liberalizimin, Kosova shpreson

Është shumë e mundshme që Kosovës t’i hiqen vizat gjatë këtij viti. Kështu ka thënë një burim brenda Bashkimit Evropian. Të njëjtën gjë e ka thënë edhe raportuesja për vizat për Kosovën nga BE, Tanja Fajon, e cila në Twitterin e saj ka thënë se sot është bërë një kompromis mbi mekanizmin e pezullimit të vizave për EU, e që është një lajm shumë shpresëdhënës për Kosovën.

“Ne morëm një kompromis mbi mekanizmin e pezullimit të vizve #EU! Lajm shumë i mirë për të udhëtuar pa viza #visafree për Gjeorgjinë, Ukrainën dhe shpresëdhënës për Kosovën. @EP_Justice”,ka shkruar ajo në witter.