BE: Gjenocidi në Srebrenicë, shkelje e vlerave njerëzore

Bashkimi Evropian (BE) ka theksuar se në gjenocidin në Srebrenicë 22 vite më parë janë shkelur në mënyrë të rëndë vlerat si dinjiteti njerëzor, liria, demokracia dhe barazia.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini dhe komisioneri i BE-së për Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, me rastin e 22 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë kanë publikuar një deklaratë të përbashkët.

“Në vitin e 22-të të gjenocidit në Srebrenicës zemra jonë dhe mendimet tona janë me viktimat e gjenocidit dhe me familjarët e miqtë e tyre. Sot përkujtojmë me nder viktimat.”

Në deklaratën ku vihet theksi se 22 vite më parë janë shkelur në mënyrë të rëndë vlerat themelore të marrëdhënieve mes BE-së dhe Bosnje dhe Hercegovinës, thuhet se procesi i anëtarësimit në BE është i hapur për të gjitha vendet në rajon, duke përfshirë edhe Bosnje dhe Hercegovinën dhe se ky proces do të kontribuojë për pajtimin, drejtësinë dhe bashkëpunimin në rajon.

Pasi Srebrenica u pushtua nga njësitë serbe nën komandën e Ratko Mlladiç më 11 korrik 1995, civilët boshnjakë që u strehuan tek ushtarët holandezë nën çatinë e OKB-së iu dorëzuar serbëve.

Serbët të cilët lejuan mbërritjen e grave dhe të fëmijëve në rajonin e kontrolluar nga ushtarë boshnjakë masakruan më shumë se 8 mijë boshnjakë meshkuj në zonën e pyllëzuar, nëpër fabrika dhe depo të cilët në atë periudhë u varrosën në varre masive. Kjo ngjarje në vitin 2007 u pranua si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Mbetjet mortore të gjetura në varret masive në punimet e nisura për të gjetur të zhdukurit pas luftës pas përcaktimit të identitetit ato varrosen çdo vit më 11 korrik me një ceremoni të zhvilluar në varrezat memoriale Potoçari.