Ballina Arritje Gjeniu 11-vjeçar i sapodiplomuar: Ëndrra ime, t’u vërtetojë njerëzve ekzistencën e Zotit

Gjeniu 11-vjeçar i sapodiplomuar: Ëndrra ime, t’u vërtetojë njerëzve ekzistencën e Zotit

William Maillis, 11 vjeç, sapo është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Florida.

“Jam plotësisht i magjepsur me këtë djalë dhe me punën e tij”, tha Dr. Tonjua Williams, President i Universitetit. “Ky djalë është shumë i shkëlqyer.”

Djaloshi mbaroi shkollën e mesme kur ishte vetëm 9 vjeç dhe prindërit e tij thanë se ai ishte gjithmonë “përpara kohe”. Për dy vjet ai tashmë zotëron matematikën themelore, e pothuajse plotësisht algjebrën.

“Secili merr një dhuratë nga Zoti. Dhurata ime ishte shkenca dhe historia”, tha djaloshi pas marrjes së diplomës.

Dhe çfarë ndodh në jetën e këtij gjeniu të ri? Edukimi i vazhdueshëm në Universitetin e Floridës së Jugut, ku po largohet muajin e ardhshëm.

“Dua të jem astrofizikant që t’u provojë njerëzve, nëpërmjet shkencës se Zoti ekziston”, tha 11-vjeçari.

Plani i tij është që të marrë një doktoraturë në moshën 18-vjeçare …

Exit mobile version