Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, nga data 1 deri më 05 tetor 2016, zyrtarisht po merr pjesë në konferencën vjetore të Shoqatës të Ushtrisë Amerikane, e cila po mbahet në Washington D.C/të ShBA-së.
Kjo është konferenca më e madhe ushtarake që organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama gjatë vizitës në ShBA është pritur nga komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneral majori Thimoty Orr, me të cilin kanë biseduar rreth vazhdimit të bashkëpunimit të FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.
Gjithashtu, komandanti i FSK-së pati takime edhe me personalitete të larta ushtarake pjesëmarrëse në konferencë, ku vazhdimisht ishte i shoqëruar edhe nga gjeneral majori Thimoty Orr.
Gjeneral Rraham Rama së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kolonelin Ilir Qeriqi- drejtor i Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri dhe majorin Berat Shala- oficer në kabinetin e tij, në kuadër të konferencës, vizituan edhe panairin e armëve dhe sistemeve mbrojtëse.
Konferenca pritet t’i përmbyllë punimet sot, më 05 tetor 2016.