“Gjeneral i vetëshpallur” PZAP-i e dënon VV-në me 10 mijë euro për fjalët e Gërvallës ndaj Haradinajt

:ëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 10 mijë euro gjobë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Kjo për deklaratën e ministres së Jashtme, Donika Gërvallës që Ramush Haradinajn, kandidatin për kryeministër të koalicionit Kosova Fituese e quajti “Gjeneral të vetëshpallur”.

Gërvalla këtë deklaratë e tha në tubimin në kuadër të fushatës zgjedhore në qytetin e Deçanit.

Sipas PZAP-it, ankesën aty e ka paraqitur koalicionin AAK-NISMA, Konservatorët dhe Intelektualët.

“Subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, me seli në Komuna Prishtinë, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, i shqiptohet dënimi me gjobë në lartësi prej 10 mijë eurove”.

PZAP shprehet se LVV-ja duhet ta paguaj gjobën deri në 15 ditë që nga publikimi i vendimit.