Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjendje e rëndë nga tërmeti, dikush tregon se ka humbur mbi 120...

Gjendje e rëndë nga tërmeti, dikush tregon se ka humbur mbi 120 familjarë

Një turk i cili jeton në Edinburgh, Skoci, ka thënë se ka humbur më shumë se 120 anëtarë të familjes nga tërmeti i së hënës në Turqi.

Sahin Firat është president i Dhomës së Tregtisë Turko-Skoceze dhe po koordinon donacionet që shkojnë për të prekurit nga tërmeti.

“Vetëm nga familja ime kam humbur më shumë se 120 njerëz – kushërinjtë, teze, halla, xhaxhallarë, dajallarë, nipa… dhe të tjerë nga fshati im, fqinjë”, i ka thënë ai BBC-së.

“Ata kanë qenë në Adiyaman, në qendër. Është keq gjithkund në Turqi. Kam marrë lajme nga vëllai im dhe të tjerët në qytet. Ne po shohim vetëm 20% të asaj çfarë në të vërtetë është”.

Ai ka thënë se të gjithë në zonat e prekura po qëndrojnë në rrugë.

“Çdo ditë është keq e më keq. Është situatë emergjente, si luftë. Deri sot kemi mbledhur rroba, ushqim, gjësende pastrimi. Por tani, atyre u duhen para për t’i mbështetur sepse nuk kanë më shtëpi”, ka thënë ai.

Exit mobile version