Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjendje alarmante prej reshjeve në Indi dhe Bangladesh, raportohen shumë të vdekur...

Gjendje alarmante prej reshjeve në Indi dhe Bangladesh, raportohen shumë të vdekur – VIDEO

Të paktën 57 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe stuhitë e shkaktuara nga shirat e dendur që kanë prekur Indinë dhe Bangladeshin që nga fillimi i javës.

Sipas lajmeve në shtypin indian, përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe stuhitë në Indi dhe Bangladesh kanë ndikuar negativisht jetën e miliona njerëzve.

Të paktën 33 persona humbën jetën të enjten në shtetin indian, Bihar si pasojë e stuhisë.

Kurse në shtetin Asam, në kufi me Bangladeshin, i cili është një nga rajonet më të prekura në vend, humbën jetën 14 persona.

Blhet e ditur se më shumë se 850 mijë njerëz u bdikuan nga fatkeqësia në Asam, më shumë se 90 mijë njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre dhe u vendosën në strehimore të përkohshme.

Në shtet janë dëmtuar shumë banesa. Tokat bujqësore dhe prodhimet bujqësore në rajon u shkatërruan nga përmbytjet.

Edhe në verilindje të Bangladeshit, fatkeqësia më e rëndë e përmbytjeve në vitet e fundit u pa teksa lumenjtë u vërshuan për shkak të shirave të dendur.

2 milionë njerëz në rajon u prekën nga fatkeqësia. Autoritetet e Bangladeshit njoftuan se deri më tani 10 persona kanë vdekur nga përmbytjet.

Në qytetin e Sylhetit, në verilindje të vendit, është ndërprerë energjia elektrike për rreth 50 mijë familjeve. Vihet re se për pak kohë nuk do të ketë energji elektrike në zonë për faktin se niveli i ujit nuk ulet.

Ekspertët paralajmërojnë se katastrofa më të rënda mund të shihen në Bangladesh dhe Indi pasi ngrohja globale rrit edhe reshjet. /trt

Exit mobile version