Bëhet e ditur se Presidenti palestinez Mahmoud Abbas, i cili iu nënshtrua një kontrolli mjekësor në Gjermani, është në gjendje të mirë.
Agjencia zyrtare palestineze “WAFA” njoftoi se kontrolli shëndetësor i Presidentit Abbas në Gjermani ka përfunduar.
Rezultatet nuk treguan ndonjë gjendje negative, ndërsa Presidenti Abas është mirë me shëndet. Bëhet e ditur se Abbas do të kthehet nesër në Palestinë.
Dy helikopterë të forcave të armatosura jordaneze zbarkuan në qytetin e okupuar të Ramallahut në Bregun Perëndimor në 5 prill për të marrë Presidentin palestinez Mahmoud Abbas.
Abbas, për të cilin ishte planifikuar t’i nënshtrohej testeve të zakonshme shëndetësore jashtë vendit, ka kaluar nga Jordania në Gjermani.
Abbas, 85-vjeç, më parë kishte kaluar disa kontrolle në spitalet në Bregun Perëndimor të okupuar dhe kryeqytetin e Jordanisë, Aman. /trt